Arbëri

I vihet guri themeltar palestrës sportive në Viti

I është vënë guri themeltar palestrës sportive në Viti. Kanë marrë pjesë edhe zyrtar të nivelin qendror. Projekti u vlerësua ndër investimet me rëndësi për këtë komunë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka potencuar se mungesa e palestrës sportive në Viti, gjithnjë ka qenë pengesë e zhvillimit të sportit, shkruan sot Koha Ditore.

“Kemi pasur mungesë aktivitetesh, pikërisht për shkak të mungesës së palestrës, për çka shpesh herë jemi detyruar që t’i zhvillonim garat në komunat fqinje. Megjithëkëtë, rezultatet e klubeve të Vitisë kanë qenë evidente. Andaj, Vitia ka merituar që moti të kishte një palestër të tillë, si kjo që po e nisim”, ka thënë Haliti.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.