Arbëri

Diaspora i jep Çmimin “Mërgata e Kaçanikut 2017” Habib Shehut

Kaçanikasit që jetojnë jashtë vendlindjes së tyre, të organizuar në Shoqatën Kaçaniku, kanë vendosur që nga ky vit të ndajnë Çmimin e Diasporës. Ky çmim to t’u jepet personaliteteve dhe organizatave, shoqërive e klubeve në sferën ekonomike, kulturore, rinore, sportive, etj. që janë dalluar në punën dhe kontributin e tyre në lëmenj të ndryshëm.

Ai do t’u ndahet atyre personaliteteve që gjatë gjithë jetës dhe karrierës së tyre nuk kanë pushuar së punuari dhe asnjëherë nuk janë lodhur në angazhimet e tyre për ngritjen dhe avancimin e çështjes kombëtare, të ngritjes dhe forcimit të arsimit, dijes dhe kulturës, të mirëqenies së qytetarëve dhe të të mirave të përgjithshme!

Për këtë vit, për herë të parë Çmimi Mërgata e Kaçanikut 2017 do t’i ndahet Hebib Shehut për kontributin e tij jetësor në çështjen e atdheut.

Ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet më 28 korrik 2017 ora 17:00 në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, në Kaçanik.