Arbëri

Gratë të diskriminuara në buxhetim kundrejt burrave

Një draftdokument i përgatitur nga Drejtoria komunale e Buxhetit dhe Financave për harxhimin e buxhetit në baza gjinore për femra i quajtur si buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, ka treguar se gjatë vitit 2016 në Komunën e Ferizajt është harxhuar buxheti në masë më të madhe për pagat e meshkujve në raport me pagat e grave.

Ky raport tregon se 72 për qind e buxhetit është harxhuar për punëtorët meshkuj e vetëm 27 për qind për femra pa u përfshirë punëtorët e sektorit Shëndetësisë dhe të Arsimit.

Ndërsa me përfshirjen e tyre vërehen hapa pozitivë dhe përqindja rritet në favor të kënaqshëm për gratë dhe raporti qëndron 47. 34 buxhet i harruar për pagat e burrave dhe 52. 66 buxhet i harxhuar për gratë.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.