Arbëri

Bëhen 250 vizita mjekësore nga “Përkujdesja shëndetësore shtëpiake”

Projekti “Përkujdesja shëndetësore shtëpiake” ka nisur të realizohet në Komunën e Podujevës. Sipas zyrtarëve komunalë deri tashti janë realizuar 250 vizita mjekësore për pacientët që nuk mund të marrin shërbim në QKMF, QMF e AMF, shkruan sot Koha Ditore.

Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, thotë se këtë punë e bëjnë 47 punonjësit që janë angazhuar në këtë projekt.

“Projekti me ‘Caritas Kosova’ ka filluar të realizohet më 1 qershor 2017. Në këtë projekt janë të punësuar gjithsej 47 punëtorë ( 2 mjekë, 42 infermierë dhe 3 higjienistë).Projekti është duke u realizuar sipas planit dhe qytetarët janë të kënaqur me shërbimet që u ofrohen. Janë bërë afërsisht 250 vizita shtëpiake”, ka theksuar Nazmi Elezi.

“Kategoritë qe nuk kanë mundësi të marrin shërbimin shëndetësor në QKMF, QMF dhe AMF përmes këtij projekti u ofrohet shërbimi në shtëpi. Kujdesi shtëpiak ofrohet për pacientët e palëvizshëm, pacientët në stadin terminal dhe rastet e rënda sociale”.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.