Arbëri

Nis projekti i vendosjes së tabelave sportive në disa lokacione të Fushë-Kosovës

Zyrtarët komunalë të Fushë-Kosovës kanë njoftuar se ka nisur projekti i vendosjes së tabelave të basketbollit nëpër disa lokacione.

Nëpërmjet një njoftimi, ata kanë thënë se kjo po bëhet nëpër ato vende ku ekzistojnë fushat sportive, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në Komunën e Fushë-Kosovës po vazhdon projekti, i cili parasheh vendosjen e tabelave të basketbollit në disa lokacione ku gjenden fushat e këtij sporti.Gjithsej do të vendosen gjashtë tabela basketbolli: dy në shkollën fillore të mesme të ulët ‘MihalGrameno’ në qytet, dy në fshatin Bardh i Madh, një në fshatin Graboc dhe një në fshatin Kuzmin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Fushë-Kosovës.

“Në ecurinë e këtij projekti do të bëhet edhe rregullimi i të gjitha fushave të basketbollit, në të gjitha lokacionet ku ato gjenden brenda komunës sonë”.

Por, zyrtarët komunalë nuk kanë treguar edhe mjetet që i kanë shpenzuar për këtë projekt.