Arbëri

Kthehet në rivlerësim prokurimi për furnizimin me material ndërtimor për skamnorët

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar vendimin e Komunës së Prizrenit për dhënie të kontratës lidhur me prokurimin për furnizim me material ndërtimor për familjet skamnore dhe lëndën e ka kthyer në rivlerësim. Ky organ ka vendosur kështu pas miratimit të ankesës së një operatori ekonomik, me ç'rast ka konstatuar se Komuna e Prizrenit në këtë aktivitet prokurimi nuk i ka respektuar dispozitat e Ligjit të prokurimit publik, shkruan sot Koha Ditore.

"Miratohet si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik "Npt CMCK-NITI" - Prizren, lidhur me aktivitetin e prokurimit "Furnizim me material ndërtimor për familjet skamnore në Komunën e Prizrenit", iniciuar nga Komuna. Anulohet vendimi për dhënie të kontratës i Komunës së Prizrenit dhe lënda kthehet në rivlerësim", shkruan në vendimin e OSHP-së.

Në arsyetimin e vendimit jepet historiku i aktivitetit të prokurimit, ku pos tjerash shpjegohet se operatori ankues më 16 qershor të këtij viti kishte bërë kërkesë për rishqyrtim te autoriteti kontraktues, por që Komuna e Prizrenit ka marrë vendimin, që të refuzohet kjo kërkesë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.