Arbëri

Përfaqësimi i gruas në vendimmarrje mbetet i vogël

Descriptive Text

Komiteti i Barazisë Gjinore ka publikuar raportin e punës për periudhën 6 –mujore, në Komunën e Gjilanit.

Sipas raportit punësimi i femrave në sektorin publik nga Zyra e barazisë gjinore po vlerësohet se është i kënaqshëm, ndërsa numri i femrave nëpër pozita vendimmarrëse mbetet i vogël.

Lindita Salihu, zyrtare e barazisë gjinore e ka prezantuar raportin e punës për 6- mujorin e këtij viti ku janë paraqitu rezultatet e shënuara në fushën e barazisë gjinore, përfshirë edhe numrin e femrave të punësuara në administratë, shëndetësi dhe arsim, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.