Arbëri

Kryetari i AKR-së së Lipjanit dorëhiqet nga të gjitha funksionet e partisë

Descriptive Text

Kryetari i AKR-së, Dega në Lipjan, Sabit Pacolli, i ka dhënë fund qëndrimit të tij në këtë subjekt politik, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka bërë të ditur se shkaku i padrejtësive, presionit dhe mospërkrahjes në forma të ndryshme nga niveli qendror, ka vendosur të largohej nga të gjitha funksionet, të cilat i ka mbajtur deri tashti në këtë subjekt.

Gjatë periudhës së fundit Sabit Pacolli, si një biznesmen i suksesshëm, ka qenë më i përfoluri në opinion, sidomos në Lipjan, derisa ka arritur së paku ta trefishonte fuqinë e AKR-së në Komunën e Lipjanit.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.