Arbëri

GIZ-i dhe komuna e Ferizajt me program grantesh për bizneset fillestare

Descriptive Text

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me GIZ-in gjerman kanë mbajtur një sesion informues në qendrën rajonale për punësim në Ferizaj me qëllim të lansimit të programit për grantet e fillimit të biznesit për të papunët me titullin “Ndërmarrësit e rinj fillojnë biznesin”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në prezantimin e këtij projekti, përfaqësuesit e Komunës së Ferizajt kanë thënë se qyteti i Ferizajt ofron të gjitha parakushtet për zhvillimin e bizneseve, ngase ndodhet në një pozitë të përshtatshme gjeografike në këtë rajon.

Ndërkaq, Vjosa Mullatahiri përfaqësuese nga GIZ-i gjerman ka thënë se qëllimi kryesor i këtij programi është që nëpërmjet trajnimeve të ndërmarrësisë të inkurajohen të rinjtë në mbarë Kosovën që të zhvillojnë idetë e bizneseve të tyre, dhe përmes mbështetjes me grante të ofrohet mundësi për fillimin e biznesit dhe të vetëpunësimit të tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.