Arbëri

Peja nuk i ka verifikuar as 2 për qind të pronave

Sikur edhe vitet e mëparshme, edhe vitin e kaluar komuna e Pejës është treguar e papërmirësueshme për verifikimin në përgjithësi të pronave ekzistuese, si dhe regjistrimin dhe menaxhimin e pasurisë kapitale dhe jokapitale.

Sidomos verifikimi i pronave, që luajnë rolin kyç në të hyrat vetjake të komunës, Peja nuk i ka verifikuar as dy për qind të pronave në territorin e saj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas të dhënave nga sektori i tatimit në pronë, komuna ka në evidencë 31 mijë e 703 prona të regjistruara, ndërsa siç ka konstatuar auditori i përgjithshëm, në vitin 2016 kishte bërë verifikimin e vetëm 578 pronave ekzistuese, e që është dashtë t’i verifikojë së paku një të tretën e pronave apo rreth 10 mijë prona.

Mosverifikimi i pronave, sipas auditorit mund të rezultojë me mangësinë e informatave të plota të pronës së tatueshme aktuale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.