Arbëri

Konfiskohen mbi 40 metra kub dru të prera kundërligjshëm në Jezerc

Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës gjatë javës së kaluar ka realizuar aksione të cilat kanë rezultuar me konfiskim të mbi 40 metrave kub dru nga prerësit ilegalë, shkruan sot Koha Ditore.

Aksionet e Drejtorisë së bujqësisë janë zhvilluar më së shumti në zonën e Jezercit, derisa kjo pjesë është e njohur me pyje publike me dhjetëra e mijëra hektarë.

Për këtë aksion janë dërguar së paku 7 lëndë në gjykatë, të cilat pritet të zgjidhen brenda pak javësh.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.