Arbëri

Mbyllet për qarkullim segmenti rrugor Vushtrri-Smrekonicë

Descriptive Text

Një pjese e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmenti nga dalja e Vushtrrisë deri në Smrekovnicë Loti 3, është mbyllur për shkak të asfaltimit të kësaj rruge.

Njoftimi është dhënë të enjten nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që ka bërë të ditur se rruga do të jetë e pa qarkullueshme deri më 27 mars.

Me këtë rast pjesëmarrësit në komunikacion duhet të shfrytëzojnë rrugët alternative.