Arbëri

Alarm për temperatura në Gjilan, në gjendje gatishmërie për t’u ballafaquar me thatësira

Descriptive Text

Temperaturat e larta të fillimit të javës kanë alarmuar Komunën e Gjilanit që ka vënë në gjendje gatishmërie të gjithë mekanizmat për t’u ballafaquar me thatësinë dhe zjarret eventuale.

Reduktime në ujë ka për disa operatorë, në mënyrë që të mbulohen kërkesat e shtuara, e punëtorëve me sëmundje kronike u është dhënë pushim, raporton KTV.

Por, temperaturat, që tashmë kanë filluar të ulen, në fundjavë do të jenë edhe më të ulëta.