Arbëri

Nis asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat e Klinës me ato të Pejës

Descriptive Text

Punimet në asfaltimin e rrugës regjionale Stupë-Zajm i Klinës, e cila lidh fshatrat e Komunës së Klinës, me ato të Pejës, nga afër i ka përcjellë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili tha se ky është njëri ndër projektet më kapital në infrastrukturën rrugore ngase qytetarët e Klinës e sidomos ata të Lugut të Drinit do të kenë shumë më të lehtë që të lidhen me Pejën dhe magjistralen Prishtinë-Pejë.

Faza e parë përfshinë asfaltimin e rreth 1.3 km që ka nisur në fshatin Stupë dhe lidhet me rrugën e fshatrave të Pejës ndërkohë që është duke u punuar edhe në përgatitjen e terrenit ( hapjen e rrugës) në drejtim të fshatit Budisalc.

Kjo rrugë, mbi 14 km lidhë fshatrat , Stupë, Budisalc, Nagllavë, Krushevë e Madhe, Zllakuqan, Jagodë, Videjë, Paskalicë dhe Zajm, me rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë. I gjithë projekti do të kushtoi mbi 2 milion euro dhe bëhët në bashkëfinancim të Komunës së Klinës me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.