Arbëri

Gjobitet një market në Skenderaj për ngritje të çmimit të vajit

Descriptive Text

Një market në Skenderaj është gjobitur për rritje të çmimit të vajit në 3,49 euro.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, sipas të cilit, Drejtoria për Inspeksion e komunës e ka gjobitur marketin me 1,000 euro.

“Gjobë për secilin që provon të përfitojë në mënyrë të pandershme! Nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e tregjeve botërore, por mund të shtojmë mbikëqyrjen në qendrat tregtare dhe dyqanet ushqimore, nëse ato apo kushdo tjetër që bën tregti, luan me çmime, në këtë kohë pa kohë kur disa artikuj ushqimor dhe jo ushqimor kanë lëvizje të çmimeve. Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit. Zero tolerancë për abuzuesit!’”, ka shkruar Nura në Facebook.

Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të çmimeve të disa prej produkteve bazike, derisa bujë më të madhe ka bërë çmimi i vajit, i cili brenda ditës është rritur për 50%.

Image