Arbëri

Çka do të thotë krijimi i një Graqanicë të dytë?

Pakënaqësitë e serbëve të Kosovës mund të çojnë te krijimi i një Graqanice të dytë.

Kjo nënkupton që nëse përfaqësuesit serbë nuk punojnë në përmirësimin e kushteve të serbëve të Kosovës atëherë do të shtyjë ata drejt ikjes nga Kosova.

Gazetari, Zheljko Tvërdishiq në Rubikon të KTV-së tha se në një qeveri të mundshme kur serbët do të ishin një shumicë e ngushtë atëherë do të bëheshin faktor i rëndësishëm.

Dhe, sipas tij, ata duhet të dinë ta përdorin këtë në të mirën e popullit të tyre.

“Se sa do të luftojnë ata për interesat e serbëve në Kosovë dhe sa do të punojnë në dobi të bashkësisë e cila i zgjodhi kjo është çështje tjetër por sidoqoftë mendoj se dhjetë deputetët serb në Kuvend do të kenë përgjegjësi të madhe, fillimisht ndaj bashkësisë për t’i rregulluar gjërat. Nëse nuk i përmirësojnë këto gjëra, nëse punohet më keq së që është punuar deri tash, unë druaj që gjithkund në Kosovë do të kemi nga një Graçanicë”, ka thënë ai.

“Kjo nënkupton se do të kemi gjithnjë e më pak serbë në Kosovë që njerëzit thjesht do të ikin nga këtu, do të shkojnë tutje por ajo që po ashtu ka rëndësi e që se përmendëm deri tash është edhe një fakt sepse nuk e di përse theksohet kaq shumë Lista Serbe, serbët, nuk e di nëse për shoqërinë kosovare paraqesin aq shumë problem dhjetë deputetët, a është kosovare në varësi kaq të madhe nga dhjetë deputetë, mos rastësisht 5 për qind e popullsisë po i shkakton telashe Kosovës. Secili problem i brendshëm i Kosovës është shkaku i serbëve por a është vërtet 5 për qind e serbëve problem për secilën çështje të brendshme, për secilin problem të jashtëm të Kosovës, shkakton telashe Beogradi. Por a është vërtet kështu? Sidoqoftë them se përgjegjësi e madhe u takon dhjetë deputetëve në Kuvend, sidomos nëse qeveria e ardhshme formohet me këtë shumicë të ngushtë deri tek të themi 70 deputetë”.