Arbëri

Pronat komunale në Obiliq shfrytëzohen pa pagesë

Asnjë cent nuk ka përfituar Komuna e Obiliqit nga katër lokale afariste, që i janë shfrytëzuar nga persona privatë. Kjo komunë nuk ka as marrëveshje për dhënien në shfrytëzim të këtyre lokaleve.

Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj vjetor për këtë komunë, ka tërhequr vërejtjen se shfrytëzimi i lokaleve nga bizneset pa marrëveshje për qiranë, ka si pasojë mosinkasimin e mjeteve nga komuna si dhe mund të çojë në keqpërdorim të pronave komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Komuna ka në pronësi nëntë (9) lokale afariste në objektin banesor D dhe GJ, prej të cilave, katër (4) biznese private janë shfrytëzues të lokaleve, mirëpo komuna nuk kishte ndonjë vendim, kontratë apo marrëveshje për qira, dhe si pasojë, komuna nuk arkëton të hyra nga shfrytëzimi i këtyre lokaleve”, thuhet në raportin vjetor të ZKA-së.

Probleme me prona publike Auditori ka evidencuar edhe në të tjera raste... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.