Arbëri

Kompania e autobusëve rrit çmimin e biletave për linjën Prishtinë-Gjakovë

Udhëtarët që përdorin linjën Prishtinë-Gjakovë, nga sot do ta paguajnë nga 5 euro biletën e autobusit të kompanisë “Sharr Travel”.

Kështu u bë e ditur nga kompania, derisa arsye e shtrenjtimit thuhet se është çmimi i lartë i derivateve të naftës.

Deri më tani udhëtarët për këtë relacion kanë paguar 4 euro.

KOHA ka tentuar të marrë një prononcim nga kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, por i njëjti s’ka qenë i qasshëm deri në momentin e raportimit.

 

Njoftim: Linja Prishtinë Gjakovë Prishtinë Të nderuar klient bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të...

Posted by Sharr Travel on Sunday, February 13, 2022