Policia e stacionit policor të Shtërpcës ka gjobitur kompaninë që është përgjegjëse për pastrimin e rrugëve lokale në Shtërpcë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovë, ka pasur ankesa nga qytetarët se rrugët janë të mbuluara me borë dhe ngrica. Ndërsa Policia pasi ka inspektuar rrugët ka vendosur ta gjobisë kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugëve.
“Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe sot ndaj kompanisë ka iniciuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve edhe pse ishte paralajmëruar nga policia. Me këtë rast policia , apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve”, thuhet nga Policia e Kosovës.
-
8 shkurt 2022 21:50
-
Shpërndaje në: