Arbëri

Ndërpritet furnizimi me ujë për katër orë në disa zona të Mitrovicës

Descriptive Text

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, ka njoftuar se për katër orë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në Shupkofc të Mitrovicës, te Tuneli i Parë dhe në disa lokacione të tjera.

Në njoftimin e kësaj kompanie bëhet e ditur se ndërprerja e ujit do të nisë nga ora 10:00 deri në orën 14:00.

Kjo për arsye se do të ketë intervenim në disa lokacione me qëllim të sanimit të disa gypave për shkak të defekteve në rrjet.

“Sot, gjatë ditës do të intervenohet në: Shupkofc, ku mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë ndërmjet orës 10:00 - 14:00, te Tuneli i Parë dhe në disa lokacione tjera me qëllim të sanimit rrjedhjeve/defekteve në rrjet, por këto intervenime nuk do të ndikojnë në furnizimin me ujë të pijes”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.