Arbëri

Vesel Krasniqi nënkryetar i Malishevës, dihen edhe 8 drejtorë nga Nisma

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka bërë me dije për KOHËN të enjten se tashmë ka vendosur për emrin e nënkryetarit të Komunës, dhe ata të drejtorëve nga Nisma Socialdemokrate që do t'i udhëheqin drejtoritë komunale.

Nënkryetar komune do të jetë Vesel Krasniqi, ish-ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Tetë nga 11 drejtori sa ka Komuna e Malishevës do të udhëhiqen nga Nisma dhe sipas konfirmimit të kryetarit këta janë emrat e drejtorëve:

Drejtoria për Ekonomi dhe Financa - Blerim Thaçi

Drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër - Bashkim Krasniqi

Drejtoria e Inspektoriatit - Besa Kryeziu-Ramaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike - Rifat Mazreku

Drejtoria për Urbanizëm - Avdi Morina

Drejtoria për Arsim dhe Edukim - Arbëreshë Krasniqi

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale - Hajdin Berisha

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhivillim Rural - Murat Hoxha.

Drejtoria për Administratë të Përgjithshme, ajo për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim u janë lënë në dispozicion partnerëve të koalicionit, gjegjësisht 6 anëtarëve të Kuvendit Komunal nga parti të ndryshme.