Arbëri

Spitali i Pejës: Në gusht u shënua përhapja më e madhe e pandemisë

Sivjet, në Spitalin Rajonal të Pejës, numri më i madh i pacientëve të shtrirë për koronavirus ka qenë në muajin gusht. 8.423 pacientë kanë marrë trajtim në periudhën kur varianti Delta kishte arritur kulmin e përhapjes.

Në anën tjetër, siç njofton Spitali, gripi sezonal sivjet ka pasur përhapje të madhe në dhjetor, ku 8.186 pacientë kanë marrë trajtim.

“Në vitin 2021 numri i pacientëve që kanë kryer analiza laboratorike ka qenë vërtet i madh. Janë saktësisht 83,935 pacientë që kanë kryer analiza e që në total kanë kryer 1,059,609 analiza. Pasi që shërbimet në Laborator jepen 24 orë, 7 ditë në javë mesatarisht i bije që në vitin 2021 ka pasur 229 pacientë gjatë 24 orëve”, thuhet tutje në njoftim.