Arbëri

Zgjidhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit

Dëfrim Kafexhiu është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit për katër vitet e ardhshme.

Në mbledhjen e Kuvendit, Fatmir Iska nga AAK-ja, ka propozuar Afrim Dinën kandidat për kryesues, ndërsa Leonard Morina nga LVV-ja, ka propozuar Dëfrim Kafexhiun.

Pas procedurave të votimit të fshehtë, në rundin e dytë të votimit me 16 vota për Dëfrim Kafexhiun dhe 13 vota për Afrim Dinën, dhe asnjë abstenim, Dëfrim Kafexhiu u zgjodh Kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit, për mandatin katërvjeçar.