Arbëri

Komuna e Podujevës ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike të kësaj komune. Ai të hënën ka nxjerrë një urdhëresë, në bazë të së cilës secili që vepron në kundërshtim me këtë dokument do të gjobitet.

“1: Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike/eksplozivëve në sheshe, rrugë, tregje dhe hapësira tjera publike në territorin e Komunës së Podujevës; 2. Ndalesa sipas pikës I të kësaj urdhërese vlen për periudhën 22 dhjetor 2021 deri më 3 janar 2022; 3. Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në përputhje me rregullativën ligjore në fuqi; 4. Për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspektoratit”, thuhet në urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike të nënshkruar nga kryetari Bulliqi. Sipas të njëjtës, ky dokument hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.