Kosovë

Dega e PDK-së në Malishevë vazhdon të mbetet pa kryetar

 

Dega e PDK-së në Malishevë, vazhdon të funksionojë pa kryetar, nga data 17 nëntor kur kreu i degës Isni Kilaj vendosi të tërhiqet nga politika, pas humbjes së zgjedhjeve për kryetar komune në balotazh përballë kandidatit të Nismës Socialdemokrate.

Halit Zogaj, nënkryetar i degës ka thënë të mërkurën për KOHËN se ende nuk ka ndonjë vendim në lidhje me mënyrën dhe afatin e zgjedhjes së kryetarit të degës. Zogaj ka shtuar se dega po pret nga kryesia qendrore e PDK-së që të merr vendim në lidhje me këtë çështje.