Arbëri

KKSB-ja kërkon rrënimin e objekteve të pabanuara në lagjen e komunitetit rom

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në një takim të përbashkët me OSBE-në dhe me Policinë e Kosovës, u ka propozuar kryetarit të Komunës dhe Kuvendit Komunal ndërmarrjen e disa masave për zgjidhjen e një varg problemesh të komunitetit rom në lagjen “Abdullah Presheva”, shkruan sot Koha Ditore.

KKSB-ja i ka rekomanduar Komunës së Gjilanit që të përshpejtojë procedurat për rrënimin e objekteve të shkatërruara e që nuk janë të banueshme, të shikojë mundësinë për punësimin e ndonjë pjesëtari të komunitetit rom në institucionet publike, ose të shfrytëzojë ndikimin e saj për punësim në sektorin privat, të shqyrtojë skemën e ndihmave sociale, nëse ka raste të refuzimit të paarsyeshëm të kërkesave dhe të tjera.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.