Arbëri

Në panairin tradicional promovohen produktet vendore bujqësore

Organizata “Initiative for Kosova Community” - Iniciativa për Komunitete të Kosovës (IKC) ka organizuar panairin e katërt me radhë për promovimin e produkteve bujqësore të fermerëve nga komuna e Shtimes dhe ajo e Lipjanit, shkruan sot Koha Ditore.

Në një ceremoni solemne në tregun e gjelbër në Lipjan kanë marrë pjesë mbi 50 fermerë nga këto dy komuna për t’i promovuar produktet e tyre bujqësore si prodhime vendore. Kjo OJQ edhe në të kaluarën ka fuqizuar fermerët e këtyre dy komunave dhe më gjerë në forma të ndryshme nëpërmjet donatorëve të huaj.

(Tekstin e plotë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.