Arbëri

Reshjet e borës në Podujevë nuk paraqesin vështirësi në rrugë

Descriptive Text

Reshjet e para të borës në Komunën e Podujevës që kanë filluar mbrëmjen e së hënës nuk kanë krijuar ndonjë vështirësi në qarkullimin në rrugë.

Zyrtarët komunalë thonë se edhe pse kompanitë kanë dalë në terren pas mesnatës, nuk ka pasur nevojë të intervenojnë diku për pastrimin e rrugëve nga bora.

Drejtori për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Fevzi Jetullahu, ka thënë se ata e kanë një kontratë dyvjeçare për mirëmbajtjen e rrugëve nga bora, ku janë të kontraktuara dy kompani.

Sipas tij, kontrata përfshin periudhën 2021-2022 dhe se kjo kontratë vazhdon deri në muajin mars.