Arbëri

Kamenica pa plan strategjik dhe me ngecje në investime

Descriptive Text

Komuna e Kamenicës, sipas raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2016, ka mungesë të planit strategjik për arritjen e objektivave afatgjate, shkruan sot Koha Ditore.

Auditori thekson se komuna nuk kishte përgatitur një strategji gjithëpërfshirëse të zhvillimit, duke përfshirë edhe palët e interesit, si dhe llogaritjen e kostos së plotë për implementimin e saj.

Sipas raportit të auditorit, komuna ka vetëm planin zhvillimor urban dhe planin zhvillimor komunal, ndërsa rekomandon që qeverisja lokale të miratojë një plan të përgjithshëm strategjik për arritjen e objektivave.

(Gjerësisht sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.