Arbëri

Dy javët vijuese, vaksinimi anti-COVID në të gjitha QMF-të e ambulancat e Malishevës

Gjatë dy javëve vijuese vaksinimi anti-COVID do të bëhet në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) dhe ambulancat e Komunës së Malishevës në terren.

Këtë e ka pohuar të shtunën për KOHËN, Shkëlzen Sahitaj, përgjegjës i vaksinimit në Qendrën Kryesore të Mjeksësisë Familjare (QKMF) "Dr.Shpërtim Robaj", në Malishevë.

Ekipet mobile do të fillojnë vaksinimin në QMF-në e Kijevës të hënën, ndërkaq do të vazhdohet në ditët vijuese në QMF-të e ambulancat e Llazicës, Drenocit, Panorcit, Llapçevës, Pagarushës, Dragobilit, Tërpezës, Fshatit të Ri, Carrallukës e Lubizhdës. Vaksinimi do të zgjas nga ora 08:13:00. Ditëve të fundjavës nuk punohet.

Image
Plani i vaksinimit anti-COVID nëpër QMF-të e AMF-të e Malishevës