Arbëri

Asfaltohet një rrugë në Shtupel të Klinës

Lagja “Bakaja”, sot është bërë më rrugë të asfaltuar.

Në përurimin e rrugës ka qenë edhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota i cili ka uruar banorët për ketë projekt shumë të rëndësishëm për ketë lagje dhe më gjerë. Kurse banorët e kësaj lagje janë shprehur shumë të kënaqur me investimin e kryer dhe kanë falënderuar kryetarin për angazhimin e tij në asfaltimin e rrugës e gjatë 1.3 km dhe që lidh 40 familje.

“Jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte sa më të mira për të lehtësuar jetën e qytetarëve në zonat rurale. Në shumë zona janë duke u kryer projekte në fusha të ndryshme që ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarit”, ka thënë më këtë rast, kryetari i Komunës Sokol Bashota i cili ka premtuar realizimin edhe projekteve tjera në fshatin Shtupel. ​