Arbëri

Komisarë dhe Bord i ri drejtorësh në kompaninë “Ecohigjiena” në Gjilan

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar mundësinë për ndërrimin e komisarëve të deleguar dhe Bordit të drejtorëve në kompaninë “Ecohigjiena”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve komunalë nga radhët e LDK-së, ka thënë se iniciativa e kryetarit të komunës ka për qëllim stabilizimin e gjendjes në kompani dhe ata nuk do të mendojnë për prishjen e marrëveshjes së PPP-së në mënyrë të njëanshme, qoftë nga pala private apo komunale, ngase do të përfundonte në gjykatë, e cila do të trajtonte aksionet e palëve në këtë kompani.

Sipas tij, e ardhmja e kompanisë do të sqarohet edhe me hetimet e prokurorisë që kanë të bëjnë me marrëveshjen e cila ishte nënshkruar në vitin 2012.

Ndërkaq sipas Nevzad Isufit nga Lëvizja Vetëvendosje gjendja në këtë kompani është rezultat i përplasjeve të interesave të pushtetit komunal me menaxhmentin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.