Arbëri

Drenasi nesër katër orë pa ujë të pijshëm

KRU “Prishtina” ka njoftuar se të enjten do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit për shkak të ndërrimit të gypave kryesore të azbestit.

Ndërprerja do të fillojë nga ora 12:00 deri në ora 16:00.

“KRU Prishtina njofton se gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e Drenasit duke filluar nga ora 12:00 - 16:00. Kjo për shkak të vazhdimit të realizimit të punimeve teknike, ndërrimi i gypave kryesor të azbestit në qytet, projekt ky i realizuar nga Fondet Zvicerane”, thuhet nga KRU Prishtina.