Arbëri

Në Spitalin e Pejës, 44 pacientë me COVID-19, 8 në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës vazhdon të jetë ndër më të ngarkuarit sa i përket pacientëve të prekur me COVID-19.

Sipas raportit ditor, në këtë spital janë të shtrirë 44 pacientë me COVID-19, 33 janë me oksigjeno-terapi, kurse tetë me CPAP, gjendja e të cilëve është më e rënduar.

Në 24 orët e fundit, 10 pacientë janë shëruar nga COVID-19, kurse dy janë pranuar si raste të reja.