Arbëri

Mustaf Tahiri zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj

Mustaf Tahiri është zgjedhur kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj me mandate pesë vjeçar, pas votimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Nga nëntë vota të anëtarëve të KGJK-së, ka marr gjashtë vota për.

Për kryetar të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Tahiri ishte në garë bashkë me katër gjyqtarë të tjerë të kësaj gjykate.

Mandati i kryetarit Mustafa fillon nga 1 tetor 2021.