Arbëri

49 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë po trajtohen në Spitalin e Pejës

Ndonëse ende ka numrin më të madh të pacientëve në nivel vendi, Spitali i Përgjithshëm i Pejës, njofton se ka filluar të ketë rënie të numrit të pacientëve me Covid-19.

49 pacientë në këtë spital janë në gjendje të rëndë.

Gjendja aktuale e pacientëve me Covid-19:

176 pacientë janë të shtrirë;

153 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

10 pacientë janë në CPAP;

49 pacientë ne gjendje të rëndë;

22 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit;

12 pacientë të pranuar gjatë 24 orëve të fundit.