Arbëri

41 pacientë në gjendje të rëndë, 160 po trajtohen me oksigjenoterapi në Spitalin e Pejës

Descriptive Text

41 pacientë me COVID-19 të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë në gjendje të rëndë.

Në njoftimin e spitalit thuhet se 160 të tjerë janë në oksigjenoterapi.

Ky spital kishte raportuar prej ditësh se po stërmbushet me pacientë dhe se kishte hapur hapësira të tjera brenda për pacientë me COVID-19. Në vend, rastet pozitive prej javësh janë regjistruar në numër të lartë.

Raporti i Spitalit të Pejës:

192 pacientë janë të shtrirë;

160 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

9 pacientë janë në CPAP;

41 pacientë në gjendje të rëndë;

16 pacientë të pranuar gjatë 24 orëve të fundit.