Arbëri

Dështon miratimi i vendimit për emërtimin e rrugëve

Është pritur dy vjet që të përfundojë sërish në Kuvendin Komunal dokumenti me plotësime dhe ndryshime për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në Komunën e Pejës.

Pas miratimit të këtij dokumenti në prill të vitit 2015, kërkesat e komuniteteve dhe vërejtjet e Agjencisë Kadastrale e kishin detyruar Komisionin për emërtimin e rrugëve që t’i trajtojë të gjitha ato kërkesa dhe ankesa. Megjithëse është pritur vitin e kaluar që ky dokument me përmirësime dhe ndryshime të sillet në kuvend, deri këtë të premte kjo nuk kishte ndodhur.

Edhe kur u soll në seancën e të premtes për shqyrtim propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve tjera publike në Komunën e Pejës, ai prapë hasin në reagime të shumta të disa këshilltarëve në kuvend, të cilët serish dhanë vërejtjet e tyre në punën e komisionit dhe zvarritjen e përfundimit të emërimit të të gjitha rrugëve në këtë komunë. “Komisioni nuk ka që sa është dashur i përgjegjshëm dhe aktiv.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.