Arbëri

Kryetari i Kamenicës ia jep Policisë veturën e tij zyrtare për shfrytëzim

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka hequr dorë nga vetura zyrtare që shfrytëzon, pasi atë ia ka dhënë Policisë së Kosovë në këtë qytet, po ashtu për shfrytëzim.

Ai ka thënë se këtë po e bën meqë është në prag fushata për zgjedhjet komunale, ku ai do të garojë sërish për kryetar.

“Nëse keni parë uniforma të Policisë së Kosovës në makinën e kryetarit të komunës, mos mendoni se kam ndërruar profesion. Është sepse ua kemi dhënë në shfrytëzim në këtë kohë të vështirë në përballje me pandeminë. Mbështetjen ndaj policisë e kemi bërë gjatë gjithë pandemisë, dhe tani që do të fillojë fushata zgjedhore, unë nuk do t’i përdor resurset shtetërore. E di se do ta ruajnë ashtu siç e ruajmë e trajtojmë ne”, ka shkruar Kastrati në Facebook.