Arbëri

Gjatë gushtit në Podujevë janë gjobitur 559 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID

Descriptive Text

Në Podujevë gjatë gushtit janë gjobitur 559 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID, ka treguar komandanti i Stacionit të Policisë, major Nijazi Jashari, gjatë takimit të Shtabit Emergjent në Podujevë për COVID-19.

13 lokale po ashtu janë gjobitur ka thënë Jashari.

Ndërkohë epidemiologia Bedrie rama ka treguar se më 26 korrik në Podujevë nuk kishte asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa tash janë 897 raste aktive.