Arbëri

Numër i lartë i pacientëve me oksigjenoterapi në Spitalin e Prizrenit

Descriptive Text

Situata paraqitet e rënduar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pas rritjes së numrit të pacientëve me COVID-19, gjatë javëve të fundit. Në këtë institucion shëndetësor, sipas menaxhmentit, është shtuar numri i pacientëve, të cilët njëkohësisht trajtohen me oksigjenoterapi.

Të dhënat e drejtorisë së Spitalit në Prizren tregojnë se pos 181 pacientëve të shtrirë që janë COVID-19 pozitiv, në këtë spital me oksigjenoterapi po trajtohen edhe 44 pacientë që kanë rezultuar negativ.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, Afrim Avdaj, ka pohuar se menaxhmenti bashkë me stafin janë të angazhuar që të gjithë pacientëve t’ju ofrohet shërbimi mjekësor, përkundër shtimit të numrit të tyre, gjatë tre javëve të fundit.

i kemi 181 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 pozitiv në godinën COVID. Nga këta 14 pacientë i kemi në reanimacion me CPAP maskë, 3 janë në ventilacion mekanik të intubuar, dhe pacientë tjerë duke u trajtuar në pavijonet tjera. Këtij fakti i shtohen edhe pacientët të konfirmuar në testim si jo-COVID, por nga këta 44 i kemi me oksigjenoterapi, edhe përkundër rezultateve të testimit që kanë rezultuar COVID negativ”, ka thënë Avdaj.

Ai ka pohuar se bazuar në strategjinë për përballje me COVID-19 që është hartuar në janar të vitit të shkuar, ky Spital ndodhet në fazën e tretë të shfrytëzimit të kapaciteteve, derisa bazuar në rrjedhën e pandemisë ka edhe opsione alternative që pacientëve, të cilët kanë nevojë për hospitalizim brenda kapaciteteve maksimale t’ju ofrohet shërbimi i duhur mjekësor.

“Ky numër është në rritje. Kur kihet parasysh se ne i kemi trajtuar 200 pacientë me COVID- 19, por tani kjo shifër ka tejkaluar numrin e pacientëve, të cilët njëkohësisht trajtohen me oksigjenoterapi”, ka deklaruar Avdaj.

tij, në koordinim me akterët për menaxhimin e pandemisë, në rast nevoje do të ndërmerren masa për ofrimin e zgjidhjeve të mundshme për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në këtë spital. Avdaj ka bërë të ditur se zgjatja e pandemisë ka krijuar ngarkesa dhe lodhje te personeli shëndetësor, që tani për tani është aktivizuar pothuajse në kapacitetet maksimale për t’i ofruar shërbime mjekësore qytetarëve, si për COVID ashtu edhe për sëmundjet tjera.

Në të njëjtën kohë ai i ka bërë thirrje qytetarëve që krahas vaksinimit, t’i respektojnë edhe të gjitha masat anti-COVID me qëllim të zvogëlimit të numrit të infektuarve dhe vënien nën kontroll të plotë të kësaj pandemie.

Në anën tjetër, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, të hënën, u ka bërë thirrje qytetarëve që në QKUK dhe në spitalet rajonale, të drejtohen vetëm për rastet urgjente.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Prizrenit janë regjistruar 28 raste të infektimit, 2 raste të vdekjes dhe 78 të shëruar.