Arbëri

“Radoniqi” apelon për kursim të ujit të pijshëm

Me fillimin e sezonit veror, temperaturat shumë të larta kanë reflektuar me ngritje të jashtëzakonshme të shpenzimit të ujit të pijshëm si pasojë e keqpërdorimit nga konsumatorët e pakujdesshëm për ujitje.

Me qëllim të furnizimit në sasi të nevojshme dhe shpërndarje sa më të barabartë për të gjithë konsumatorët në këtë periudhë të verës dhe që konsumatorët në pikat më të larta të munden të furnizohen rregullisht me ujë të pijshëm - KRU "Radoniqi" apelon te të gjithë konsumatorët që të racionalizojnë shpenzimin e ujit të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit.

Ju rikujtojmë konsumatorëve që janë në fuqi Ndalesat për keqpërdorimin e ujit të pijshëm, veçanërisht në stinën e verës gjatë periudhës së emergjencës për shkak të thatësirës duhet respektuar aplikimi i Ndalesave të përdorimit të ujit të pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit për:

1. Ujitjen e arave

2. Spërkatjen e paautorizuar të rrugëve dhe trotuareve

3. Ujitje të kopshteve

4. Autolarje

5. Çfarëdo shfrytëzimi jo i domosdoshëm.

Për mosrespektimin e këtyre ndalesave, ndaj personave që identifikohen duke keqpërdorur ujin e pijshëm nga rrjeti i ujësjellësit do të pasojnë gjobat e parapara sipas akteve ligjore.