Arbëri

Opozitari zhbllokon punën e Kuvendit të Lipjanit

Descriptive Text

Lipjan, 30 qershor – Kuvendi Komunal i Lipjanit pas bllokadës pesëmujore nga opozita e bashkuar (PDK-AAK-PSDK) i është kthyer normalitetit kur të enjten këshilltari i AAK-së, Arben Bahtiri, ka marrë pjesë si i vetëm nga opozita në mbledhjen e rregullt të tij.

Me prezencën e Bahtirit KK-ja e Lipjanit e ka plotësuar kuorumin e mjaftueshëm në 16 këshilltarë për të vazhduar punën. Me këtë rast janë aprovuar një varg vendimesh e pikash të rendit të ditës, të cilat janë grumbulluar gjatë kësaj periudhe të bllokadës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.