Arbëri

Haskuka: Myta është me ju deri kur Prizreni të pastrohet nga rrethi i të kapurve

Foto: Koha

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, që në zgjedhjet lokale në tetor sërish do të garojë edhe për një mandat, e që është shprehur se do ta fitojë.

Haskuka në një postim në Facebook ka shpalosur ato që ai tha se ka arritur t’i përmbushë në 4 vjet qeverisje.

Ai shtoi se shumë është bërë, por se shpesh nuk ka pasur institucionet afër për ta ndihmuar komunën.

“Kemi bërë edhe shumë e shumë punë të tjera, por padyshim që kemi ende shumë për të bërë! Të fillosh një rrugëtim për të rregulluar një degradim që kishte kapluar komunën tonë me vite të tëra, ishte shumë e vështirë, por edhe më e vështirë kur nuk i kishe pranë institucionet që duhej të ishin në shërbim të shtetit e të publikut”.

Haskuka ka thënë se është i gatshëm të qeverisë edhe për 4 vite të tjera në Prizren, deri sa ta “pastrojë Prizrenin” nga ata që kanë interesa individual.

“Nuk ndalemi! Myta, do të jetë me ju, deri në momentin që të shohë se Prizreni ‘është pastruar’ nga ‘rrethi i të kapurve dhe interesqinjve’, të cilët ndryshe nga unë, kanë vënë gjithmonë në radhë të parë interesin personal, sesa atë publik”, shkroi ai.

 

Të dashur qytetarë të Prizrenit, ???? ??????̈ ???? ??̈? ????̈? ???? ❤️ Tani, pas tre vite e gjysmë, jemi në prag të...

Posted by Mytaher Haskuka on Wednesday, August 18, 2021