Arbëri

Në Gjilan nis zbatimi i projektit “Siguria gjatë sezonit verore ”

Descriptive Text

Në kuadër të strategjisë “Policimi në Bashkësi”, Policia e Kosovës është në implementim e sipër të Projektit “Siguria gjatë sezonit verore ” e iniciuar nga Stacioni Policor në Gjilan respektivisht njësiti për Komunitete, ndërsa është mbështetur edhe nga OSBE.

Policia e Kosovës bashkë me faktorët e tjerë relevantë KKSB-së, OSBE, KLSP dhe përfaqësues të disa fshatrave dhe lagjeve të qytetit të Gjilanit, Drejtoria për Emergjencë dhe Shpëtim, Zjarrfikësit, FSK etj., mbështetur nga komanda e stacionit policor të Gjilanit, kanë identifikuar tri dukuri aktuale që përcjellin sezonin e verës:

1.Evitimi i rrezikut nga puset (bunarët) dhe gropat e hapura dhe të mbushura me ujë.

2.Parandalimi i zjarrvënieve

3.Parandalimi i përdorimit të armëve gjatë dasmave-ahengjeve

Policia e Kosovës ka realizuar aktivitete në terren me qëllim të identifikimit të hershëm të vendeve të rrezikshme që fëmijët mund t’i përdorin për freskim.

Kontakti i zyrtareve policorë me pronarët e restoranteve dhe hoteleve për t’u njoftuar për listën e dasmave, njoftimi i tyre me projektin “Festo me zemër e jo me armë”, zero tolerancë për këdo që në ahengje përdorë armë, si dhe

Kontakti me pylltarët dhe fermerët për rastet e veçanta të zjarreve.

Me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjellë në parandalim të këtyre dukurive, Policia e Kosovës i thërret qytetarët dhe apelon te të gjithë që ndaj këtyre dukurive të jemi sa më bashkëpunues, në mënyrë që sa më tepër të parandalojmë apo edhe mos të kemi raste ku rrezikohet jeta dhe prona e qytetarëve në tërë territorin e përgjegjësisë së rajonit të Gjilanit.

Fushatës vetëdijesuese i është bashkëngjitur edhe një poster që identifikon dukuritë e cekura.

Image