Arbëri

Bahtiri kandidat i VV-së në Mitrovicë

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë ka njoftuar se Agim Bahtiri do të rikandidojë për kryetar të kësaj komune.

Përmes njoftimit në Facebook, VV-ja shkruan se me Bahtirin do të vazhdojnë punën në zhvillimin ekonomik, “kësaj radhe edhe me ndihmën e Qeverisë nga të cilët padrejtësisht kemi qenë të harruar për 8 vite”.

“Me vullnetin e qytetarëve, shkojmë drejt fitores plebishitare qysh në rrethin e parë, pra pa balotazh”, thuhet tutje.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës kandidat për kryetar të Mitrovicës ka caktuar Bedri Hamzën, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka Armend Agollin.

Nehat Peci, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot është tërhequr nga gara për Mitrovicë.

“Të, nderuar ju njoftoj se për arsye personale dhe profesionale, kam marrë vendim, që në menyrë të parevokushme të tërhiqem nga nominimi i kandidimit për kryetar të komunës së Mitrovicës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021”, ka shkruar në Facebook.