Arbëri

Hyzer Rizani kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit

Descriptive Text

Hyzer Rizani është kandidat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Lipjanit.

Kryesia e PDK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës të mërkurën, ndërsa është vendosur që Rizani të jetë kandidat nga PDK-ja për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet e 17 tetorit.

Sipas burimeve të KOHËS si niveli qendror ashtu edhe ai lokal i partisë i kanë dhënë mbështetje Rizanit.

Koha ka kontaktuar me Rizanin i cili ka konfirmuar se do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Lipjanit.

“Fillimisht e gjithë kryesia në nivel lokal ka vendosur unanimisht që unë të jem kandidat për kryetar të komunës, ndërkohë më kanë njoftuar se sot është vendos edhe nga niveli qendror që të jem kandidat, derisa edhe niveli qendror më ka ofruar mbështetje maksimale për këtë rrugëtim”, ka thënë Rizani.

Ai ka shtuar se ekipet e PDK-së në Lipjan prej më shumë se tre vjet janë duke punuar në maksimum për të qenë sa më afër qytetarëve.