Arbëri

Prezantohet vizioni për Kejin në shërbim të komunitetit në Prizren

Prizren, 29 qershor- Vizioni për rregullimin e hapësirës publike përgjatë lumit (Kej) në Prizren është prezantuar të martën mbrëma para banorëve të kësaj lagjeje.

Në prezantimin e hartuar bazuar në nevojat e komunitetit, ekspertët e involvuar në proces, Genc Gafurri dhe Betim Vitija kanë bërë të ditur se vizioni për Kejin propozon zgjidhjet për qasjen dhe lëvizjen e lirë të të gjithë personave, akomodimin e aktiviteteve të ndryshme, pastaj shërbimet e reja përgjatë Kejit, si dhe aspektin e sigurisë.

Sa u përket qasjes dhe lëvizjes së lirë propozohet që Keji nga Ura e Gurit e deri në Marash të jetë i lidhur në tërësinë e tij, dhe atë në tri nivele që komunikojnë ndërmjet vete, ndërkohë që me shkallë e pjerrina adekuate mundësohet qasja për të gjithë.

Në kuadër të aktiviteteve, në sektorë të caktuar të Kejit do të ketë ulëse dhe sipërfaqe gjelbërimi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.