Arbëri

Vështirësi në shuarjen e zjarreve, nuk ka mjaftueshëm zjarrfikës

Descriptive Text

Zjarret e nisura qe pesё ditё si pasojë e temperaturave të larta dhe faktorit njeri kanё vazhduar tё përhapen edhe tё martën në pyjet e Kosovёs.

Sipas Agjencisё sё Menaxhimit tё Emergjencave, situata mё e rёndё ёshtё nё rajonin e Pejёs, nё Parkun Kombёtar tё Bjeshkёve tё Nemuna.

E komunat e tjera tё pёrfshira nga zjarri janё fshati Kuzmin dhe Fusha e Kosovёs nё rajonin e Prishtinёs, rajoni i Prizrenit, zona Vernez dhe Komuna e Vitisё, në rajonin e Gjilanit, Zubin-Potoku dhe Vllasnik Milenko nё Mitrovicёn Veriore, si dhe në atë Jugore.

Vёshitrёsi pёr t’i shuar zjarret kanё pasur edhe zjarrfikёsit e Komunёs sё Suharekёs nё fshatrat Bukosh e Krushicё, pёr shkak tё numrit tё ulёt tё punёtorёve.

“Ne nuk i pёrmbushim as 30% tё plotёsimit tё personelit. Duke pasur parasysh se nё 1500 banorё Ligji kёrkon qё tё kemi njё zjarrfikёs nё 1500 banorё, kёshtu qё Komuna e Suharekёs apo njёsia jonё duhet t’i ketё afro 40 zjarrfikёs, e ne kemi gjithsej 13 zjarrfikёs. Me 13 zjarrfikёs shumё vёshtirё po ia dalim t’i kryejmё detyrat e tona, megjithёse deri tash nuk kemi pasur asnjёherё vёrejtje”, ka thënë Vehbi Krasniqi, shef i Zjarrfikёsve nё Suharekë.

Nё lidhje me numrin e vogёl tё zjarrfikёsve ёshtё deklaruar kryetari i Komunёs sё Suharekёs, i cili ka thёnё se i ka obliguar tё gjithë drejtorёt e fshatrave qё tё organizojnё ekipe vullnetare tё cilat duhet tё rrijnё nё gatishmёri pёr ndonjё emergjencё.

“Njashtu e morëm njё vendim pёr t’i stimuluar zjarrfikёsit pёr tre muaj nga 50 euro mё shumё pёr shkak tё punёs dhe angazhimit qё janё duke e bёrё, dhe e morёm edhe njё vendim pёrmes njё donacioni qё t’i marrim edhe katёr zjarrfikёs. Nuk kemi bazё ligjore, nuk kemi tё drejtё tё bëjmё kontrata pune pasi qё nuk kemi siç kemi pasur mё herёt kontrata mbi vepёr”, ka thënë kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Krasniqi ka thёnё se nё fillim ekipi i tyre kanё pasur vёshtirёsi nё lokalizimin e zjarreve pёr shkak tё terrenit tё vёshtirё, por tani zjarret janё nёn menaxhimin e tyre.

Ai ka shtuar se deri nё fund tё ditёs do tё arrijnё t’i shuajnё zjarret nё kёtё Komunё.

“Zjarret shihen se janё tё qёllimshme, do tё thotё tё gjitha kёto ёshtё duke i shkaktuar dora e njeriut, qё mjaft me kёtё, tё kenё kujdes kur dalin nё piknikёt e tyre, tё kanё kujdes nё hedhjen e duhanit kur e pinё duhanpirёsit”, ka shtuar Krasniqi.

E shkaktarё tё tjerё tё zjarrit kryetari i Komunёs ka pёrmendur faktorёt natyrorë, e se pёr faktorё tё tjerё janё grupe tё caktuara tё hetuesisё qё merren me tё.

Ai, mes të tjerash, ka falënderuar tё gjitha komunat dhe vullnetarёt qё kanё ndihmuar nё menaxhimin sa mё tё lehtё tё zjarreve.

Gjatё ditёs nё vizitё Suharekёs ka qenё edhe kryeministri i Kosovёs, Albin Kurti, ndёrsa ministri i Punёve tё Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bёrё tё ditur se janё arrestuar dy persona pёr shkaktim tё qёllimshёm tё zjarreve.