Arbëri

Malishevë, kontratat për shërbime të veçanta, pa procedura të thjeshta rekrutimi

Prokurimi, subvencionet, menaxhimi i pasurive dhe i llogarive të arkëtueshme janë fusha që ende kërkojnë përmirësime nga Komuna e Malishevës, ka vlerësuar Zyra Kombëtare e Auditimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në raportin e fundit për pasqyrat financiare vjetore, Auditori ka ardhur në përfundim se si rezultat i moszbatimit të rregulloreve përkatëse janë evidentuar dobësi në këto fusha dhe te të hyrat vetjake.

Por ZKA-ja ka gjetur se edhe në pozicionin e mallrave dhe të shërbimeve ka pasur lëshime nga organet komunale.

Sipas Auditorit, kontratat për shërbime të veçanta janë lidhur pa zbatimin e procedurave të thjeshta të rekrutimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.